Kosovë/ Vdes specialisti i otorinolaringologjisë Ilir Iljazi
07/08/2021 22:00
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka ngushëlluar familjen, kolegët e Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetin e mjekëve për vdekjen e specialistit të otorinolaringologjisë, dr. Ilir Iljazi.
Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribit të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
“Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra”, thuhet në një postim të ShSKUK-së.
Top Channel