Tashmë në New York do të kërkohet dëshmi vaksinimi kundër koronavirusit për të pasur qasje në aktivitete të brendshme.
New York bëhet kështu, qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që prezanton pasaportën e vaksinës.
kryetari Bill de Blasio tha se kjo gjë do të ndikojë në hyrjen e njerëzve në restorante, kafene apo edhe hyrjen në palestra.
“Mënyra e vetme për të fituar qasje në këto aktivitete brenda është nëse jeni të vaksinuar. Nëse jeni të vaksinuar.. keni çelësin për të hapur derën. Mirëpo nëse nuk jeni të vaksinuar, fatkeqësisht nuk do të mund të merrni pjesë në shumë gjëra”, ka thënë ai.
Tashmë pritet që ky urdhër të zbatohet në disa faza në gusht dhe në shtator.
Njoftimi vjen ndërsa zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të vendosin sërish maskën në ambiente të brendshme, për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
Ndërkohë gati 66 për qind e të rriturve në qytetin e Nju Jorkut janë të vaksinuar plotësisht, ndërsa Florida është kthyer në një qendër shpërthimi të virusit në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel