Kolumbi, shkon mbi 121 mijë numri i viktimave nga Covid-19

04/08/2021 01:46

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kolumbi tejkaloi 121.000, me 218 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.

Ky vend gjithashtu raportoi 6.636 raste të reja, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar totalin në 4,80 milionë. Ndërkohë, 10.422 persona tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,59 milionë.

Më shumë se 15,49 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 9,78 milionë janë plotësisht të vaksinuar në vend me një popullsi prej mbi 51 milionë banorë.

Top Channel