Izrael, regjistrohet numri më i lartë i infektimeve me COVID-19 në 5 muajt e fundit

04/08/2021 01:59

Izraeli regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 në pesë muajt e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.818 raste pozitive me COVID-19. Si pasojë e COVID-19, humbën jetën 15 persona dhe 221 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Procesi i vaksinimit ka qenë efikas në Izrael, por varianti Delta i cili është më i transmetueshmi ka bërë që numri i infektimeve të rritet sërish me ritme të shpejta.

Top Channel