Zjarri rrezikon banesat/ Nis evakuimi i banorëve në fshatin Arshi Lengo të Lunxhërisë
03/08/2021 21:11
Banorët e fshatit Arshi Lengo në Lunxhëri janë detyruar të lënë pas çdo gjë e të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të flakëve që pushtuan vendin.
Banorët u përballën me tmerrin e flakëve në Lunxhëri të Gjirokastrës, ndërsa një 64-vjeçar mbeti i vdekur.
Ai së bashku me bashkëshorten, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpi.
Fshatrat Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone po përballen akoma me flakët.
Forcat e ushtrisë dhe banorët po përdorin çdo mjet të mundshëm për t’i shuar, por flakët vijojnë të përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Top Channel