Zjarret po kërcënojnë zonat e banuara në Athinë, thirrja për banorët: Mos hapni dritaret!

03/08/2021 21:15

Zjarret po kërcënojnë edhe zonat e banuara pranë kryeqytetit grek, Athinës.

Situata është tepër dramatike pasi janë dhjetëra banesa e fabrika të djegura, por për momentin asnjë dëm në njerëz.

Deri tani janë raportuar 14 evakuime nga banesat të cilat u dogjën ose rrezikoheshin të digjeshin, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje kujtdo që ka informacion, nëse në një zonë ka njerëz të izoluar apo persona që nuk kanë mundësi të lëvizin, të raportojnë dhe të largohen menjëherë në repartet e shumta të mbrojtjes civile.

Përveç flakëve, problem i madh është edhe tymi toksik i cili frikshëm po i shkon kryeqytetit të vendit dhe kryeministri i ka bërë thirrje banorëve të mos hapin dritaret, të mos qëndrojnë në rrugë nëse nuk kanë arsye urgjente, madje nëse kanë mundësi të largohen nga kryeqyteti për shkak të tymit toksik, jo për gjë tjetër.

Megjithatë situata është nën kontroll, nuk pritet të ketë përshkallëzime. Dhjetëra forca zjarrfikëse janë në zonë dhe po përpiqen të shuajnë flakët.

Top Channel