Zjarret pyjore në lindje të Rusisë vazhdojnë duke u rritur dhe kanë tejkaluar një sipërfaqe totale prej 1 milion hektarësh.

Në deklaratën e bërë nga Agjencia Federale e Pyjeve e Federatës Ruse, thuhet se vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë në lindje të Rusisë.

“Deri më 3 gusht, në 222 pika në një zonë prej 1 milion e 71 mijë e 845 hektarësh vazhdojnë zjarret pyjore. Prej tyre, 126 janë në Yakutistan, ndërsa 50 në rajonin Irkutsk”, theksohet në deklaratë.

Në punimet e shuarjes marrin pjesë rreth 5.000 persona dhe qindra automjete.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se në Yakutistan janë dërguar 109 pjesëtarë shtesë të intervenimit dhe 16 automjete.

Në zjarret që filluan në rajonin e Siberisë të Rusisë në muajin korrik deri më tani një zonë pyjore prej 1,3 milion hektarësh është shndërruar në hi, kurse zyrtarët kishin shpallur gjendje emergjente në rajon./AA/

Top Channel