COVID-19 kthehet në Wuhan, 7 qytetarë rezultojnë pozitivë, 11 mln banorë do testohen kundër virusit

03/08/2021 14:36

Ditën e djeshme në qytetin qendror të Kinës, Wuhan 7 punëtorë emigranë kanë rezultuar poztivë me COVID-19.

Këto janë rastet e para që regjistrohen në Wuhan që prej disa muajsh, ndërkohë që autoritetet në qytetin kinez, Vuhan, do të testojnë gjithë popullsinë.

Qyteti me 11 milionë banorë ka qenë në qendër të vëmendjes, pas identifikimit të rasteve të para me koronavirusin e ri më 2019.

Aktualisht Kina po përballet me shpërthimet më të mëdha me këtë virus, meqë autoritetet kanë raportuar për 300 raste në 10 ditë.

Rreth 15 provinca në gjithë shtetin janë prekur nga rastet e reja, të cilat kanë nxitur Qeverinë kineze të marrë vendim për testim masiv dhe masa kufizuese.

Autoritetet kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit dhe turizmi i brendshëm kanë ndikuar në shpërthimet e reja.

Top Channel