Dita e sotme ka shënuar sërish një rritje të lehtë të rasteve në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rasteve aktive në 433.
Forcat e Armatosura ndodhen ende në zonën e Karaburunit duke shuar flakët që kanë pushtuar zonën.
Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohë janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar disa prej momenteve të operacionit.
“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka”, shkruan ministri krahas pamjeve.
Top Channel