Shpejtësia në drejtimin e mjetit i ka marrë jetën dy të rinjve në orët e para të mëngjesit.

Amarildo Preka është 23-vjeçari që humbi jetën. Ai ishte duke udhëtuar me një 16-vjeçare, e cila po ashtu humbi jetën në vend. Aksidenti ndodhi në orën 02:45 minuta, në vendin e quajtur “Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Automjeti i të riut BMW ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur. Mjeti ka vijuar rrugën drejt në vend që të marrë kthesën, por për shkak të shpejtësisë së madhe ai nuk e ka parë murin dhe nga përplasja dy të rinjtë kanë humbur jetën në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA