Imazhet e vrazhda tregojnë një krokodil kanibal 6 metra të gjatë që ha një nga të vegjëlit e tij në rezervatin afrikan.
Krokodili i Nilit është fotografuar duke kapur të voglin nga koka në nofullat e tij, dhe më pas duke e vrarë në ujë.
Në të tjera imazhe shihen dhe krokodilë të tjerë që bashkohen për të këputur ndonjë copë nga zvarraniku më i vogël.
Pamjet u morën nga fotografi Tim Driman, në deltën e lumit Okavango në Botsvana, nga rreth 40 metra largësi.
Viktima ishte një mashkull i ri që besohej se ishte rreth 10 vjeç.
“Ne pamë sesi ata shqyenin gjymtyrët e tij që e bënte më të thjeshtë copëtimin”, tha Tim.
“Kanibalizmi mes krokodilëve të rritur nuk është dokumentuar shumë, kështu isha i gëzuar të kapja pamjet, edhe pse janë mjaft të vështira”, shtoi fotografi.
“Në kohë thatësire të ashpër, unë qëndroj gjithmonë pranë burimeve ujore, ku zhvillohet shumica e aksionit të botës së egër. Sot këtu gjetëm rreth 64 krokodilë Nili që po silleshin rrotull. Kishte mjaft veprim pasi në ujë kishte mjaft peshk mustak. E dija që herët e vonë do të vinte momenti i gjuetisë, por nuk e mendoja se do të kryhej brenda species”.
“Krokodili i madh notoi drejt një mashkulli që ishte sa gjysma e tij, dhe pa paralajmërim hapi nofullat gjigante dhe e kapi fort nga koka”.
Krokodilët e Nilit mund të jetojnë deri në 60 vjet dhe të peshojnë deri në 700 kg. Ata njihet që kanë sjellje kanibale kur luftojnë për territor.
Fotografi tregon: “Papritur uji shpërtheu me përplasje dhe kokat e bishtat e krokodilëve fluturonin në ajër, teksa më i vogli kuptoi se po hahej nga një tjetër”.
“Zhurmat terhoqen krokodilë të tjerë dhe shpejt një tufë u mblodh duke kërkuar një copë nga gjahu”.
“Krokodili i copëtua prej sulmit nga të gjitha drejtimet teksa copat e trupit të tij merreshin e rrotulloheshin në ujë në stilin e “rrotullimit të vdekjes” të përdorur nga krokodilët për gjahun.
Top Channel