Shifrat e covid nuk njohin rënie/ Tetë ishuj grek rrezikojnë mbylljen totale

30/07/2021 19:10

Tetë ishuj grek që kanë shënuar një rritje të rasteve me covid janë shumë pranë bllokimit, ndonëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ishujt që rrezikojnë bllokimin janë Mykonos, Ios, Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, gjatë konferencës së djeshme mbi rrjedhën e pandemisë tha ndër të tjera, se ishujt Mykonos dhe Ios, janë një hap përpara masave kufizuese.

Ai shtoi se në këto zona “kontrollet do të vazhdojnë me një ritëm shumë intensiv dhe me forcimin e mekanizmave të kontrollit”.

Pasi bëri thirrje për respektimin e masave, Hardalias tha se “çdo barrë ose shpërndarje e mëtejshme do të çojë në mënyrë të pashmangshme në nevojën për masa lokale për të zvogëluar transmetueshmërinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA