Moderatorja bukuroshe, Lei Kraja ishte e ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”. Lei rrëfeu shumë nga jeta e saj, por foli edhe angazhimin si aktore në spektaklin “Portokalli”.
Lei tha se nuk e gjeti veten te aktrimi, duke shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e spektaklit.
“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten.
Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë. Audicioni erdhi, por pastaj u zgjodh Fjoralba që ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur”, tha Lei.
“Pse u shkëpute, nuk e bënte dot Lei atë që i dhanë për detyrë?”, e pyeti moderatori Flori Gjini.
Lei: Jo se nuk e bëja dot, por thjesht nuk ishte për mua.
Flori: Do ishe rikthyer në Portokalli?
Lei:Nëse do kisha ndonjë rol tjetër do të isha kthyer, por jo në atë.
Flori: Do kishe dashur të prezantoje krah Salsanos dhe Fjoralbës?
Lei:Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë.
Top Channel