Forcat izraelite vrasin palestinezin gjatë konfrontimeve në funeralin e të riut në Bregun Perëndimor (fotot)

29/07/2021 21:35

Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje sot 20 vjeçarin Shaukat Auad, gjatë funeralit të një djali palestinez të vrarë një ditë më parë nga ushtria.

Gjatë protestave të indinjates sot në funeralin e një djali 12-vjeçar të vrarë nga ushtarët, një tjetër palestinez ka gjetur vdekjen, tha ministria vendore e shëndetësisë.

“Shaukat Khalid Auad, 20 vjeç, ka vdekur nga plagë plumbi në kokë e në bark, gjatë protestës në Beit Ummar,” tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Ushtarët izraelitë kishin lësuar gaz lotsjellës, qëlluar më plumba gome dhe granata shurdhuese ndaj palestinezëve që merrnin pjesë në funeralin e 12 vjeçarit  Mohammed al-Alami, i vrarë një ditë më parë në Bregun Perëndimor.

Vrasja e djeshme

Përleshje të ashpra shpërthyen sot mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në funeralin e 12 vjeçarit Mohamad al-Alami, i cili vdiq kur u qëllua nga ushtarët izraelitë teksa udhëtonte në makinë me të atin te merkuren, në qytezën e Beit Ummar pranë Hebron.

Sot trupi i tij ishte mbështjellë sot me flamurin palestinez dhe atë të partisë Fatah, e presidentit Mahmud Abbas, para se të varrosej.

Më vonë dhjetra banorë palestinezë lëshuan gurë ndaj ushtarëve izraelitë, të cilët lëshuan gaz lotsjellës, sipas korrespondentit të rrjetit AFP (Agence France Presse).

Dje ushtria izraelite tha se një prej ushtarëve kishte hapur zjarr kur një burrë kishte dalë nga makina dhe gërmoi në tokë pranë postbllokut të Beit Ummar, para se të largohej përsëri.

Kur kontrolluan zonën ushtarët thanë se kishin gjetur dy çanta, një prej të cilave mbante trupin e një fëmije të porsalindur.

Ushtarët kishin gjurmuar automjetin dhe kishin tentuar ta ndalonin me taktikat standarde, duke përfshirë dhe të shtëna në ajër, sipas ushtrisë.

“Kur mjeti nuk ndaloi, një nga ushtarët qëlloi drejt tij për ta ndaluar”, tha më pas ushtria, duke justifikuar vrasjen e fëmijës 12-vjeçar.

FOTO GALERI
2/3
12 vjeçari Mohamad al-Alami, i cili vdiq kur u qëllua nga ushtarët izraelitë teksa udhëtonte në makinë me të atin te merkuren

Top Channel