Estetistja xheloze burgoset për 17 vjet pasi vrau beben e shoqes duke e hedhur nga lartësia (fotot)

29/07/2021 17:13

Një gjykatë në Moskë ka dhënë 17 vjet burg për një punonjëse salloni bukurie, e cila hodhi drejt vdekjes nga ballkoni beben e shoqes së saj nga xhelozia, muajin që shkoi.

31 vjeçarja Daria Shavelkina, ishte xheloze për Yaroslava Korolyova, 30 vjeçe, e cila kishte një burrë të mirë dhe jetë të lumtur familjare, tha gjykatësi i çështjes.

E akuzuara, konsulente e produkteve kozmetike Clarins, ishte shtatzënë në kohën e incidentit dhe u takua me gruan në shtëpinë e kësaj të fundit për të disa rroba të përdorura bebesh prej saj.

Por kur Yaroslava nuk e kishte mendjen, estetistja mori beben e saj dy muajshe vajzë dhe e hodhi nga dritarja.

Sipas raportit të hetimeve mes dy grave nuk kishte pasur konfliktim para incidentit.

Nëna e tronditur kishte zbritur me vrap 13 katet për të gjetur beben e saj të palëvizur përtokë, tregonin dëshmitaret.

Mjekët e kishin shpallur beben fatkeqe të vdekur në skenën e ngjarjes.

Yaroslava, e cila ka dy fëmijë të tjerë, kishte pësuar tronditje të thellë dhe mori ndihmë urgjente mjekësore pas vdekjes së bijës së vogël.

Pas arrestimit, Shavelkina tha në polici se “kishte dëgjuar zëra në kokën e saj” që e instruktonin të hidhte beben drejt vdekjes, si dhe pretendonte se ishte e sëmurë mendore.

Por gjykata vendosi se ajo hiqej sikur kishte skizofreni për t’iu shmangur përgjegjësisë së vrasjes.

Kryetarja e komisionit të hetimit Yulia Ivanova tha: “Ekzaminimi i plotë i mbajtur në qendrën psikiatrike Serbsky nuk zbuloi prova të sëmundjeve mendore.”

Gruaja e fiksuar ishte vetëm xheloze për jetën e lumtur të shoqes së saj, konkluduan autoritetet.

Vrasësja Shavelkina më pas lindi fëmijën e saj në burgim.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen e një minoreni.

Gjykata e Moskës shpalli fajtore Daria Shavelkina dhe e dënoi me 17 vjet burgim, nga 20 vjet që parashikohet për këtë krim. Ajo do të kryejë dënimin në një “koloni të përgjithshme korrektimi” dhe gjithashtu u urdhërua të paguajë 55 000 euro dëmshpërblim ndaj prindërve të vajzës.

FOTO GALERI
3/7
Ajo ishte xheloze për shoqen e saj Yaroslava Korolyova, 30 vjeçe, e cila kishte një burrë të mirë dhe jetë të lumtur familjare, tha gjykatësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA