Në pjesën e dytë të Forumit për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe në konferencën për mediat, u panë edhe njëherë marrëdhëniet miqësore mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Ndërsa Rama u pyet për besimin mes vendeve, rolit të BE-së etj, Vuçiç e pa me vend një ndërhyrje, ku tha se mbështet gjithçka që do thoshte Edi edhe pse nuk e dinte si do përgjigjej ai, gjë që shkaktoi të qeshura në sallë, kurse Rama i kujtoi njohjen e Kosovës.
Vuçiç: Të dashur miq unë nuk e di se si do përgjigjet Edi për këtë, por çfarëdo gjëje që ai do thotë, 100% e gjithçkaje që ai do thotë unë e mbështes menjëherë që ta dini paraprakisht, çdo fjalë që ai do të thotë.
Rama: Tani ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë, por pyetja mu bë mua sepse ma ha mendja që Marko si një njeri i aftë për të bërë marrëveshje mes vendeve, kombeve e komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flasë për BE. Ne do të nnëshkruajmë sot marrëveshjen për lejet e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre.
Top Channel