‘Mbështetës i disidentëve’/ Milioneri i fermave bujqësore në Kinë, burgoset për ‘provokim problemesh’

28/07/2021 21:24
Zhvillimi vjen mes një fushate arrestimesh muajt e fundit ndaj sipërmarrësve në Kinë

Manjati kinez i bujqësisë Sun Dawu është dënuar me 18-vjet burg për një çeshtje të dyshuar nga kritikët si “e motivuar politikisht”.

Milioneri kinez i kultivimit të derrave Sun Dawu, ka marrë dënimin e rëndë pas disa javë seancash të fshehta, si dhe është gjobitur 3.11 milionë juan ($400,000) për krime mes të cilave dhe “provokim problemesh”, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Gjykata e Gaobeidian, pranë Pekinit, tha se Sun shpallej fajtor për “grumbullim turmash për të sulmuar organet shtetërore”, “pengim i administratës qeveritare” dhe “nxitje konfliktesh dhe provokim problemesh”, në akuza që përdoren shpesh kundër disidentëve politikë.

Sun, i cili ka qenë kritik i qeverisë dhe mbështetës i hapur i disidentëve politikë, u arrestua më 11 nëntor bashkë me 20 persona të tjerë, duke përfshirë bashkëshorten e tij, dy djemtë dhe nuset e tyre.

Grupe të të drejtave në Kinë thonë se dënimi i tij është një hakmarrje e autoriteteve prej mbështetjes së tij të hapur për disidentët.

“Kur qeveria shkel vetë ligjet e saj për të bërë të heshtin mbështetësit e drejtësisë sociale, kjo dobëson forcën e ekonomisë së Kinës dhe premtimet e liderëve të saj për rend ligjor,” shkruante Ramona Li, studiues i analistëve politikë CHRD.

67 vjeçari Sun, është themelues u kompanisë bujqësore Dawu me 9,000 punonjës, e ndërtuar sipas vizionit të tij për një shoqëri të barazisë rurale me shëndetësi, shkollim e dëfrim falas.

Sun raprotohet se ka pranuar se ka bërë gabime, duke postuar komente për “gabime të qeverisë” në lidhje me “çështjen e tokës”.

Zhvillimi vjen mes një fushate arrestimesh muajt e fundit ndaj sipërmarrësve në Kinë. Pronarë të grupeve teknologjike janë marrë në pyetje dhe hetuar, duke përfshirë dhe kreun e grupit Alibaba, Jack Ma.

Në shtator, një tjetër sipërmarrës Ren Zhiqiang, që kritikoi menaxhimin e pandemisë nga qeveria e presidentit Xi u dënua me 18 vite burg me akuza korrupsioni, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
67 vjeçari Sun, është themelues u kompanisë bujqësore Dawu me 9,000 punonjës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA