“Dokufest” në Prizren/ Këtë vit konkurrojnë 106 filma në 8 kategori. Pjesëmarrësit nga 60 shtete

28/07/2021 19:15

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST do të mbahet nga data 6-14 gusht në Prizren.

Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit shpalosi shkurtimisht programin e sivjetëm të filmave.

“Nga mbi 3000 filma të cilat kanë aplikuar për këtë edicion të festivalit, kemi përzgjedhur 106 filma për 8 kategori garuese të festivalit nga 60 shtete dhe rreth 100 filma tjerë për një numër programesh të veçanta të festivalit”.

Nurkollari po ashtu theksoi rëndësinë e këtij viti për kinematografinë Kosovare, duke e quajtur si një vit historik, jo vetëm shkaku i suksesit te filmit “Pa Vend” nga Samir Karahoda i cili sapo pati premierën botërore ne festivalin e Kanës dhe i cili do ta ketë premierën e saj në DokuFest por edhe per shkak të suksesit edhe të filmave tjerë.

“Një program të veçantë i kuruar nga Tomas Logoreci dhe Iris Elezi, përfshijnë kronika nga periudha e vitit 1945 e deri në vitin 19991 dhe po ashtu do të bëjmë një ekspozitë me fotografi nga vizita e aktorit Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972 të cilat nuk janë të botuara asnjëherë më parë”.

Për këtë vit motoja e Dokufest ka theksin tek ringritja pas periudhës së vështirë të pandemisë.

“Organizatorët e DokuFest po të vazhdojnë qëndrimin e tyre në Tiranë për shfaqjen e një pjese të programit të sivjetëm të filmave. Filmat do të shfaqen sot, më 28 korrik, tek Parku i madh i Liqenit, Fushat e Tenisit duke filluar nga 21:00”.

Top Channel