Këngëtarja e dashur për publikun, Ledina Çelo ishte e ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Ledina vazhdon të na lërë pa fjalë me format e mrekullueshme trupore.

Përballë autores dhe moderatores, Ori Nebijaj, Ledina rrëfeu për dashurinë e madhe për jugun e Shqipërisë, por edhe për familjen e jetën e saj në Gjermani.

“Unë jugun e kam dashur shumë, që në vitet e hershme të rinisë e preferoja, vija gjithmonë këtej qëkur ishte vend i virgjër. Vetëm doja të prekja këtë det kaq të mrekullueshëm. Ishte ëndrra ime që e re të kisha një kasolle, një shtëpi të vogël, modeste. Morëm diçka në Green Coast dhe do kem fatin ta shijoj çdo verë me familjen”, tha Ledina.

Por, si për çdo nënë, edhe për Ledinën familja mbetet prioritet. Bukuroshja u shpreh se gjatë periudhës së pandemisë ka qenë mjaft e fokusuar te djali i saj.

“Gjatë pandemisë kam qenë shumë e fokusuar me djalin. I kam ndenjur vërtetë shumë në kokë , domethënë çdo mëngjes. Sidomos që ishte kjo periudha e pandemisë, me djalin se vajza është më e pavarur si natyrë. Përveç preokupimit me familjen, unë merrem dhe me veten, pa diskutim”, u shpreh Ledina.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA