
23/02 22:38
Pas Sergio Ramos, Reali i Madridit humbet edhe Raphael Varane.
Qëndërmbrojtësi francez është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Manchester United të cilët kanë shpenzuar rreth 50 milionë euro për Varane që kishte edhe një vit kontratë me Los Blancos. 28-vjeçari largohet nga Reali pas 10 vitesh me 4 trofe të Championsit, 3 të La Ligas dhe 1 të Kupës së Mbretit.
Reali i Madridit po përjeton një krizë të thellë ekonomike nga pandemia Covid-19, dhe këto 50 milionë të arkëtuara nga shitja e Varane do t’i japin oksigjen arkave të klubit të presidentit Perez. Nuk dihet ende kohëzgjatja e kontratës së firmosur nga Varane me Manchester United dhe paga që do të përfitojë mbrojtësi francez në Old Trafford.
Top Channel