Romanët skeptikë ndaj makinetave automatike që shpërndajnë ‘pica të freskëta’ (fotot)

27/07/2021 17:01

Në kryeqytetin italian është shfaqur së fundmi një makinetë automatike që nxjerr pica të freskëta brenda tre minutave.

Skeptikët thonë se me këtë, Raffaele Esposito, napolitani i shekullit të 19-të që kreditohet me shpikjen e picës klasike më të famshme, ‘nuk do të gjente rehat në varr’.

Por blerësit që përdorin makinerinë “Mr. Go Pizza” tani mund të zgjedhin nga katër lloje picash që kushtojnë nga 4.50 deri në 6 euro ($5.20–$7.20). Makineria në fakt përpunon brumin e freskët dhe e mbush atë me harxhin, madje blerësi mund të shikojë të gjithë procesin nga një dritare e vogël xhami.

Vlerësimet e klientëve për makinerinë varionin nga “e pranueshme nëse je me nxitim” deri te “e tmerrshme”.

“Ka pamje të bukur por është më e vogël se pica e një restoranti dhe ka më pak mbushje” thotë pensionisti Claudio Zampiga.

Njerëzit kanë ngrënë prej dhjetra shekujsh bukë të rrafshëta të mbushura me ushqim, por në përgjithësi pranohet se pica është shpikur në Napoli, si një formë e hershme ushqimi për të varfërit.

Legjendat thonë se Esposito është krijuesi i klasikes “Pizza Margherita” në 1889 në nder të mbretëreshës Margherita e Savoy, gjatë vizitës së saj në Napoli me mbretin Umberto I.

Ai përdori domate, mozzarella dhe gjethe boziloku sipas ngjyrave të flamurit italian, duke marrë kështu te gjitha atributet.

Studentja Fabrizia Pugliese, e lindur në Napoli por studente në Romë, nuk e pëlqeu produktin duke thënë se është më shumë si një “piadina”, buka e hollë me produkte brenda, e përdorur në veri të Italisë.

“Nuk është e keqe por nuk është një pizza,” tha ajo.

Kjo pasi për shumë italianë, eksperienca e picës përfshin të shikuarit e “pizzaiolo,” (pica-bërësi) që punon brumin dhe e pjek atë në furrën me dru, teksa klienti e sheh nga tavolina.

FOTO GALERI
4/5
Legjendat thonë se Esposito është krijuesi i klasikes "Pizza Margherita" në 1889 në nder të mbretëreshës Margherita e Savoy

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA