Punonjëset e seksit më të vjetra në Amsterdam, që kanë ‘shërbyer’ mbi 300,000 burra (fotot)

27/07/2021 19:13

Motrat binjake Louise e Martine Fokken janë tashmë punonjeset më të moshuara të seksit në Amsterdam, me gjysmë shekulli eksperiencë në industrinë e seksit, dhe të dyja së bashku kanë thonë se kanë shërbyer më shumë se 335,000 burra gjatë dekadave.

Amsterdami njihet për zonën e tij “me drita të kuqe” ku pretendohet se mund të plotësosh edhe dëshirat më të egra.

Por megjithse punonjëset atje “shkojnë e vijnë”, dy motrat Louise e Martine Fokken kanë shumë më teper eksperiencë se të tjerat.

Ato kanë fituar tashmë titullin “vejushat më të vjetra të distriktit” në vitin 2012 para se të dilnin në pension.

Për to është bërë një dokumentar i titulluar “Motrat Fokkens”, si dhe një libër që dokumenton jetën e tyre.

Dy motrat tashmë në të 70-at, flasin hapur për të kaluarën e tyre, duke rrëfyer se kanë shërbyer më shumë se 335,000 klientë gjatë viteve.

Louise e Martine banojnë në apartamentin e tyre në Ijmuiden, në perëndim të Amsterdam. Fëmijët e Louise janë marrë prej kohesh në kujdesin e shtetit. Ajo tregon një fotografi që e mban në raft, ku shihen fytyrat e vogla të buzëqeshura.

Duke folur me The Guardian, Louise shpjegon sesi hyri në industrinë e seksit.

“Buri im më rrihte në rrugë kur isha në të 20-at.”

“Më thoshte se nëse nuk fitoja para do të më linte, dhe unë kisha fëmijë dhe e doja shumë, kështu që duhet ta bëja”.

Ndërkohë Martine ishte duke lindur fëmijën e saj të parë kur mësoi se e motra po punonte në dritaret famëkeqe.

Ajo nuk e kishte kuptuar që Louise ishte keq për para, prandaj ofroi ta ndihmonte.

Louise shton: “Më vonë ata kishin nevojë për një pastruese në bordello dhe vendin e zuri Martine, por burrat nisën t’i kërkonin punë”.

“Kështu nisëm të punonin të dyja, nganjëherë përfundonim në të njëjtën dritare të dyja bashkë”, thote ajo duke iu referuar vitrinave te xhamta ku reklamoheshn vajzat.

Motrat thonë se brenda industrisë së seksit, ato mbronin njera-tjetrën.

“Ne i dimë hilet, e dimë çfarë duan ata. Dimë si t’u flasim atyre e madje si t’i bëjmë të qeshin”, thotë Louise, duke shtuar se nuk kanë shumë pendesa për punën e tyre.

Louise doli e para në pension prej artritit, dhe Martine e ndoqi pak kohë më vonë.

Ajo shton se kjo industri është përkeqësuar me kalimin e kohës. “Më parë jetonte e gjithë familja me fitimet tona, kurse tani vjen zyra e taksave e të kërkon të paguash shuma të çmendura. Tani është më mirë për turorët dhe të huajat, por jo për holandezet. Hijenat erdhën në vitet 2000, krimi i organizuar i prostitucionit.”

Martine shton për BBC: “Edhe djemtë janë ndryshe sot, ata pijnë më shumë, janë të shëndoshë e nuk të respektojnë. Ata duhet të ecin me biçikleta sic bejne holandezët, e jo vetëm të pijnë gjithë kohës”.

FOTO GALERI
4/5
Motrat thonë se brenda industrisë së seksit, ato mbronin njera-tjetrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA