Përgatitjet për zgjedhjet lokale në Rumenci, të planifikuara për 1 gusht, filluan me kafe turke shkruajnë mediat në Kosovë.

Qytetarët e këtij qyteti kanë nisur të vizitohen nga aktivistët e partisë SNS të presidentit serb, Aleksandar Vuçic të cilët po u shpërndajnë nga 100 gramë kafe të bluar me logon e kësaj force politike. Ky gjest i vogël i tërheqjes së vëmendjes nga partia në pushtet e kaloi provën në zgjedhjet e Novi Sadit për komunitetet lokale në muajin korrik, ku votuesve iu shpërndanë çorape të bardha sportive me logon e SNS dhe pako me vaj dhe sheqer, raporton nova.rs.

Nuk dihet ende nëse ka kandidatë të pavarur për këto zgjedhje në Rumenci, por dega e partisë padyshim nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe, vazhdon artikulli. “Qeveria ka frikë nga qytetarët sepse nuk punon për përfitimin e tyre, por për partitë, dhe kjo është arsyeja pse kandidatët e pavarur nuk janë të mirëpritur në këshillat e bashkësive lokale”, thotë Bojana Bodrozha, e cila ishte kandidate e pavarur për zgjedhjet lokale në Novi Sad.

Gjithashtu, SNS në Rumenci përsëri shkel ligjin zgjedhor për këshillat e bashkësive lokale duke shpërndarë dhurata me logon e partisë, sipas së cilës specifikohet shumë qartë që vetëm persona privatë mund të kandidojnë për ta, dhe jo partitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA