U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntori/ Shkolla e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi” fiton çmimin në “Bigsee Architecture Award 2021”

26/07/2021 17:15

Shkolla “Bedrie Bebeziqi” projekt i realizuar nga qeveria shqiptare me Bashkinë Durrës është fitues i çmimit Bigsee Architecture Award 2021.

Për këtë fitore ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan: “SHKOLLA “Bedrie Bebeziqi” dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot FITUESE E ÇMIMIT PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR TË ARKITEKTURËS. BigSEE Architecture Award 2021.”

“Big See” është një program vjetor që bashkon 21 vende të Evropës Juglindore, ndërsa “Big See Platform” vlerëson në bazë të prodhimit dhe potencialit të madh në një sërë sferash dhe sektorësh, nga arkitektura dhe dizenjimi; arti, kultura dhe stili i jetës; sporti, shkenca, arsimi dhe politika; biznesi dhe tregtia.

Programi vjetor i “BIG SEE” mbledh njerëz nga sektorët krijues dhe të biznesit nga 21 vendet e SEE së bashku në iniciativën BIG SEE për të marrë çmime apo për tu bërë pjesë e konferencave, festivaleve dhe ekspozitave.

“Shkolla 9- vjeçare “Bedrie Bebeziqi“ në Durrës, u dëmtua nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit të vitit 2019, por do të rihapë dyert, ‘e rilindur’ për nxënësit dhe mësuesit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane.

Në këtë shkollë do të priten 450 studentë. Ndërtesa është shumëkatëshe ndërsa janë shtuar hapësira të nevojshme për aktivitete të ndryshme. Ngjyrat janë zgjedhur për të krijuar një mjedis të gjallë për fëmijët, si dhe për t’i dhënë lagjes një pamje më ndryshe.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA