Sistemet ajrore siriane ndalojnë sulmet e avionëve izraelitë pranë Damaskut (fotot)

26/07/2021 17:55
Gjuajtes F-16 izraelit ne kufi me Sirine

Ushtria siriane tha se në fundjavë ka interceptuar dy raketa të lëshuara drejt kryeqytetit Damask, në sulmin e tretë ajror brenda një jave nga avionët F-16 të Izraelit.

Sistemet mbrojtëse ajrore siriane përdorim plaftormën raketore ruse Buk-M2E. Zhvillimi vjen pasi të mërkurën dy gjuajtës izraelitë F-16 nga hapësira ajrore e Libanit, lëshuan katër raketa drejt provincës siriane Homs, të cilat gjithashtu u rrëzuan të gjitha nga sistemet interceptuese ruse.

Ndërsa të hënën një javë më parë, sipas autoriteteve siriane e ruse, katër avionë izraelitë shkelën hapësirën ajrore të Sirinë në zonën kufitare të At-Tanf dhe lëshuan tetë raketa drejt provincës Aleppo. Shtatë prej tyre ishin rrëzuar nga sistemet mbrojtëse Buk-M2 dhe Pantsir-S, por një raketë e mbetur goditi një impjant kërkimor në qytezën e  Safira.

Damasku ka protestuar vazhdmimisht duke quajtur sulmet izraelite “akte agresioni”.

Më herët në një deklaratë të përbashkët Rusia, Irani, e Turqia kishin dënuar Izraelin për sulmet e tij në Siri si shkelje të ligjit ndërkombëtar që vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit ndaj Sirisë që shkelin ligjin ndërkombëtar, ligjin humanitar dhe sovranitetin e Sirisë dhe atë të vendeve fqinje”, tha në tre kombet në bisedimet e paqes se Sirisë në Astana.

FOTO GALERI
3/3
Sistemet mbrojtëse ajrore siriane përdorim plaftormën raketore ruse Buk-M2E

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA