Restoranti ‘Serendipity3’ në New York i ka vënë syrin një tjetër rekordi Guinness me pjatën e tij, që në thelb është vetëm patate të skuqura, por që në fakt kushtojnë 200 dollarë dhe quhen «Crème de la Crème Pomme Frites» (Parate te skuqura, kremi i kremit).
Patatet e skuqura të Serendipity3 kushtojnë 200 dollarë (rreth 170 euro) dhe përgatiten me ingredientë të tjerë si tartuf e shampanjë. Receta ka fituar çmimin Guinness për patatet më të shtrenjta në botë dhe vjen pas një tjetër rekordi për restorantin, i cili më parë është njohur dhe për sanduiçin apo “milkshake” më të shtrenjtë në botë.
Për të festuar çmimin e ri, shefat e kuzhinës Joe Calderone e Frederick Schoen-Kiewert treguan sesi ndërtuan pjatën e tyre të luksit vetëm me patate të skuqura, duke thënë se përdorin vetëm varietenë Chipperbeck të cilësisë më të lartë, të lara me shampanjë Dom Perignon dhe uthull franceze Champagne Ardenne J. LeBlanc, e më pas të skuqura në yndyrë të pastër pate nga juglindja e Francës.
Ndërsa si shoqërues për to nuk është keçapi i zakonshëm, por kremi i tartufit të zi italian Tartufello delle Crete Senesi. Pjata shoqërohet gjithashtu me salcë Mornay, gjalpë tartufi të zi, të spërkatura me pluhur floriri 23 karat. E gjitha shërbehen në pjatë kristali Baçarat.
Top Channel