Shqetësuan qytetarët me muzikë të lartë në gomone e lokal, procedohen penalisht dy persona në Vlorë

24/07/2021 16:22

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike me muzikë të lartë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personi me inicialet B.L., është proceduar penalisht pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.

Ndërsa personi me inicialet O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.

“Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij dhe shtetasin O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone”, njofton policia.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA