Pamje dramatike nga protestat anti-kufizime në Sydney, goditen kuajt e policisë (fotot)

24/07/2021 18:08

Policia australiane tha sot se është në kërkim të një protestuesi që qëlloi me grusht kalin e oficerëve, teksa demonstrata anti-vaksinime në Sidney u bë e dhunshme.

Protestues dolën sot në rrugët e disa qyteteve të Australisë ku janë rikthyer kufizimet për të vënë nën kontroll një rritje relative të rasteve të infektimeve me Covid-19.

Protestuesit në Sydney kishin arritur të thyenin barrierat dhe linjat me policë si dhe kishin goditur ata me shishe e objekte të forta rrethanore.

Disa arrestime u bënë teksa demonstruesit u mblodhën më pas para bashkisë së qytetit.

Policia bënte thirrje për identifikimin e burrit që qëlloi me grusht kalin e policisë – Tobruk – edhe pse konfirmoi se kafsha nuk kishte dëme serioze.

Australia është në fakt prapa me procesin e vaksinimit teksa vetëm 13% e popullsisë kanë marrë dy doza injektimi.

Ministri i shëndetësisë Brad Hazzard tha: “Ne jetojmë në demokraci dhe unë mbështes të drejtën e popullit për të protestuar por po shohim raste të ekzagjeruara teksa njerëzit mendojnë se nuk ka problem  të rrinë pa distancë në një protestë”.

Në Melbourne, mijëra njerëz u mblodhën para parlamentit të shtetit Victoria, dhe lëvizje të ngjashme u zhvilluan dhe në Adelaide.

FOTO GALERI
3/7
Protestues dolën sot në rrugët e disa qyteteve të Australisë ku janë rikthyer kufizimet e Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA