“Masakër”/ Banori i shqetësuar për punimet: Po shkatërrojnë lumin dhe urën e Shkumbinit
24/07/2021 14:16
Një banor ka denoncuar në rubrikën “Ti raporton” në Top Channel për punimet që po kryhen në lumin e Shkumbinit.
Banori shprehet i shqetësuar se po gërryejnë lumin me ekskavatorë dhe po shkatërrojnë urën e Shkumbinit. Ai bën thirrje që të gjithë të shikojnë çfarë po ndodh ndërsa e cilëson si “masakër” shkatërrimin e lumit.
“Shikoje çfarë bëhet kjo masakër këtu, nuk ka shtet. Po e gërryen komplet lumin me ekskavator. Po shkatërrojnë urën e Shkumbinit që vaditen mijëra hektarë tokë. Të vijnë ta shikojnë këtë masakër që bëhet këtu. Shikoni si kanë shkatërruar lumin”, tha banori.
Top Channel