Një 38-vjeçar është ndaluar në Fier pasi ishte shpallur në kërkim për tre vepra penale.
Gjykata e Apelit Vlorë e dënoi me 6 muaj burg për “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit A. B., 38 vjeç, banues në Libofshë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar atë me 6 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” – njofton policia.
Ndërsa një 26-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. G., banues në fshatin Hamil, Fier, u ndalua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”. Por gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, nuk është konstatuar në banesën e tij.
Ndërsa në Lushnje u procedua penalisht shtetasi R. M., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 11 pemë dekorative dhe 11 rrënjë agrume në tokat e shtetasit S. Gj.
Po nga këto struktura u procedua penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasja P. M pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet të fortë shtetasen V. B. Ndërsa në Divjakë, policia procedoi penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” shtetasin A. B., pasi duke kullotur bagëtitë në fshatin Grabjan, i ka dëmtuar kulturën foragjere shtetasit N. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel