Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Lushnjë-Fier.
Aksidenti me pasoja vetëm në dëme materiale, ku ka shpëtuar për mrekulli familja prej 5 personash që udhëtonte me një mjet tip “Toyota Corola”.
Sipas infomacioneve në vendngjarje një mjet “Ford” duke ardhur nga korsia e shpejtësisë ka parakaluar mjetin tip “Toyota” dhe më pas ka dalë para tij duke frenuar, si pasojë e këtij frenimi mjeti “Toyota” ka goditur nga pas mjetin tip ford.
Sipas shoferit të mjetit “Ford”, shkak i këtij frenimi ka qenë dalja para e një keci dhe për të shmangur përplasjen ka frenuar por pa llogaritur mjetin qe vinte nga pas.
Aksidenti ka shkaktuar dy kilometra radhë deri ne vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradë.
Top Channel