Gruaja me qenin në krahë hidhet drejt vdekjes nga ndërtesa luksoze në New York

23/07/2021 21:43

Një grua 60-vjeçare është hedhur pasditen e sotme nga lartësia në një ndërtesë apartamentesh luksi në zonën e Midtown në New York, teksa mbante në krahë qenin e saj. Policia tha se si gruaja dhe qeni gjetën vdekjen.

Gruaja e paidentfikuar ra nga lartësia në kompleksin 46-katësh të apartamenteve The Victory, me adresë 561 10th Ave., në rrugën 41st Street, pak para orës lokale 13.00, tha policia.

Si gruaja dhe qeni kishin vdekur në vend, ndërsa autoritetet nuk publikuan identitetin e gruas në pritje të njoftimit të familjarëve të saj.

FOTO GALERI
3/3
Autoritetet nuk publikuan identitetin e gruas në pritje të njoftimit të familjarëve të saj.

Top Channel