Projekti i ri muzikor i Capital T, i titulluar “Buzëqeshje” mori vëmnedje në faqet rozë pasi fansat vunë re se në videoklip mungonte kryqi i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.

Kritikat ishin të shumta, ndaj artisti reagoi duke thënë se ky nuk ishte gabim i tij, por i produksionit që ka realizuar këngën. Ai rikujtoi disa postime në llogarinë e tij Instagram për të treguar se nuk kishte asnjë qëllim të fshihte kryqin.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkroi Capital T.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtari Mateus Frroku. Ai i ka dalë në mbrojtje reperit duke u shprehur se ai është një artist i vërtetë për sa kohë pranoi me përulësi një keqkuptim të krijuar pa dashjen e tij. Ndër të tjera shtoi se ka ardhur koha që shqiptarët të bëhen bashkë për të mbrojtur kulturën dhe harmoninë fetare.

“Une kurre si Mateus nuk kam replikuar dhe gjykuar askend per zgjedhjet e tij ne jeten artistike dhe private qofte. As e kam per kenaqesi dhe kultura ime nuk eshte e ketij modeli. Aq me pak te mendoj se perfitoj nga postime te tilla. Jam dakord qe artistet duhet te jene suportues me nj-tj dhe kete e kam bere gjithmone. Por jam kunder qe nepermjet artit publiku te marre mesazhin e gabuar. Pata nje bisede private me @truekapo dhe e vleresoj shume komunikimin me te. HITMAN je dhe ateher kur me perulesi pranon nje keqkuptim te krijuar edhe pse pa dashjen tende. Ps: Ne Shqiptaret boll e kemi djeg shpirtin tone duke shkaterruar dhe prishur kisha dhe xhamia. Eshte koha qe te gjithe bashke te mbrojme kulturen dhe harmonine fetare”, shkroi Matues në një sqarim publik.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel