Shkenca: Për herë të parë shimpanzetë po vrasin gorillat pa provokim (fotot)

22/07/2021 18:01

Shkencëtarët thanë së fundmi se shimpanzetë janë parë për herë të parë të vrasin majmunë gorrilla në sulme të paprovokuara.

Përplasjet fatale mes dy specieve janë regjistruar teksa ato observoheshin në parkun kombëtar të Loango në Gabon, sipas një artikulli të publikuar në revistën Nature.

Sulmi parë ishte regjistruar në dhjetor 2019, kur të paktën njëzet shimpanze, me fizik me tw vogwn por me te shumte ne numer, sulmuan një klan prej pesë gorillash.

“Fillimisht ne dëgjuam vetëm ulërimat e shimpanzeve dhe menduam se ishte një takim i zakonshëm mes komuniteteve fqinjë të shimpanzeve”, thotë autorja e studimit Lara M Southern.

“Por më pas dëgjuam dhe rrahjet e gjokseve, që është një shfaqje karakteristike e gorillave dhe kuptuam se shimpanzetë po përballeshin me një grup prej pesë gorillash”.

Gorillat e rritur arritën të largoheshin më pas nga sulmi, por një këlysh që u nda nga nëna e tij nuk arriti të mbijetonte.

Studiuesit thonë se një sulm i ngjashëm kishte ndodhur dhe në 2019 ku gjithashtu një gorilla i vogël mbeti i vdekur.

Por teksa në rastin e parë gorilla i ngordhur u la aty ku ishte dhe nuk u prek nga shimpanzete, “këlyshi gorillë në rastin e dytë u konsumua i teri nga një shimpanze e rritur femër”, thuhej në studim.

Studiuesit e Universitetit të Osnabrück dhe të Institutit Max Planck në Gjermani, thanë se dy rastet në fjalë janë shumë të ndryshëm nga sjellja e zakonshme e dy specieve me njëri-tjetrin.

Megjithse këto specie mund të jenë territoriale dhe të dhunshme, përleshjet kanë ndodhur thuajse tërësisht brenda species.

“Ndërveprimi mes shimpanzeve e gorillave deri tani është konsideruar relativisht i relaksuar,” tha Simone Pika, biolog i Uiversitetit te Osnabrück University.

“Ne i kemi ndjekur rregullisht të dyja speciet dhe ato kanë bashkëvepruar me qetësi gjatë kërkimi të ushqimit në pemë e bimësi. Madje kolegët tanë nga Kongo kishin vërejtur dhe ndërveprim miqësor ose në formë loje mes dy specieve të majmunëve të mëdhenj.”

Grupi thotë se kërkime të mëtejshme nevojiten për të përcaktuar arsyet e ndryshimit të sjelljes.

“Observimet tona janë prova e parë se prezenca e shimpanzeve mund të ketë pasoja fatale për gorillat. Ne po hetojmë faktorët që shkaktojnë bashkëveprimit surprizues agresiv”, tha  Tobias Deschner, primatolog i Max Planck Institute.

FOTO GALERI
4/4
Megjithse këto specie mund të jenë territoriale dhe të dhunshme, përleshjet me pare kanë ndodhur vetem brenda species.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA