“Llaç me lesh dhie e gur i gdhendur nga mjeshtrit”/ Restaurimi i Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, Margariti: Punimet sipas teknikave artizanale

22/07/2021 19:30

Muzeut Etnografik i Gjirokastrës po restaurohet brenda çdo rregulli që do të ruajë vlerat historike të goditës, u shpreh sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata panë nga afër restaurimin e muzet, ku artizanët po punojnë që prej muajit prill.

“Muze Etnografik është tashmë në 40% të punës. Këtu kemi artizanët që po bëjnë gdhendjen e gurit, kemi llaçin që po bëhet me leshin e dhisë. Nuk po anashkalohet asnjë teknikë tradicionale.

Kemi filluar me çatinë, që ishte pjesa më e degraduar dhe kishte nevojë për ndërhyrje urgjente. Një punë kolosale po bëhet dhe në pjesën e tavanit”, shpjegoi ministrja.

Risitë përfshijnë dhe një laborator druri dhe bibliotekë të re.

Ndërkohë që vizitat nuk janë ndalur në muze. Margariti tregon se studentë, turistë vendas e të huaj vijnë për të parë mjeshtrit teksa punojnë.

 

Top Channel