Kina “i mbyll derën” OBSH-së: S`ka hetim të dytë për origjinën e koronavirusit!

22/07/2021 14:50

Kina e refuzoi haptazi planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një hetim të ri origjinën e koronavirusit.

Verifikimet e para shkaktuan debate të mëdha e lanë vend për pakënaqësi, e kjo duket e shtyu OBSH-në të propozonte një fazë të dytë hetimesh, që do të përfshinin auditim të laboratorëve dhe tregjeve në Wuhan – qytetin ku u shfaq për herë të pare sëmundja.

“Ne nuk do ta pranojmë një plan të tillë verifikues pasi ai, në disa aspekte, sfidon shkencën”, u tha gazetarëve Zeng Yixin, zëvendësministër i Komisionit Kombëtar Shëndetësor të Kinës. Yixin u shpreh madje se ishte befasuar kur lexoi për herë të parë planin e OBSH-së sepse ai rendit hipotezën se një shkelje kineze e protokolleve laboratorike ka shkaktuar rrjedhjen e virusit. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e përfunduan në muajin shkurt fazën e parë të hetimeve në Wuhan.

Ata konstatuan atëherë se nuk kishte shumë gjasa që virusi të kishte dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm, por mjaft shkencëtare e disa vende mbetën të pakënaqur nga mënyra sesi u kryen kontrollet dhe kërkuan verifikime të tjera.

Presidenti Joe Biden i urdhëroi në maj agjencitë amerikane të inteligjencës që brenda tre muajsh t’i raportojnë nëse koronavirusi e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik. Covid 19 ka marrë deri tani mbi 4,1 milionë jetë në mbarë globin e ka infektuar 192 milionë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA