Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Detaje të reja kanë dalë në dritë për krimin që tronditi Greqinë pasi partneri akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij 26 vjeçe në Folegandros.
Mbi të riun rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të Garyfallia Psarakou, të cilën e hodhi nga shkëmbi pas një zënke të momentit. Sipas raportit mjeko ligjor, në trupin e pajetë i 26-vjeçares kishte të nxira nga një grusht në syrin e djathtë, kishte gërvishtje në anën e djathtë të pjesës së kurrizit si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës.
Ndërsa vrasësi tha se para se ta hidhte në det, e goditi aq fort sa ajo humbi ndjenjat. Ai më pas e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë, derisa e hodhi në det, ku vdekja e saj erdhi nga mbytja.
Por të gjitha goditjet dhe zvarritjet në shkëmbinj ishin bërë, ndërsa Garyfallia ishte gjallë, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor. Në laringun dhe mushkërinë e saj u gjet shumë ujë deti, ndërsa në gjirin e djathtë kishte të nxira.
Mësohet se autori, pasi e ka hedhur, ka hyrë më pas në ujë por kur ka parë që e reja nuk lëvizte, është kthyer mbrapsht. Disa media raportuan se në fakt, vajza në ato momente kishte qenë pa ndjenja por gjallë, e nëse ai do ta nxirrte nga deti, ajo do të kishte shpëtuar.
Top Channel