Bija e ish-ambasadorit të Pakistanit qëllohet për vdekje në Islamabad

22/07/2021 17:24

27 vjeçarja Noor Mukadam, bija e ish-ambasadorit të Pakistanit në Korenë e Jugut, Shaukat Ali Mukadam, është gjetur e vdekur në kryeqytetin Islamabad, njoftoi dje policia.

Mukadam nuk kishte pasur kontakte me familjen prej 24 orësh.

Sipas raportimeve paraprake, ajo kishte dalë nga shtëpia me djalin e një biznesmeni të njohur vendas.

Policia në Islamabad tha se burri në fjalë, Zahir Jaffer, është qytetar amerikan dhe kishte rezervuar një fluturim drejt SHBA të mërkurën.

Ata shtuan se sipas provave, akti duket një vrasje me paramendim i ndjekur nga një tentativë largimi nga drejtësia.

Zahid Hafeez Chaudhri, zëdhënësi i ministri së së jashtme të Pakistanit shprehu ngushëllimet për zotin Mukadam duke krijuar një hashtag #JusticeForNoor në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
3/3
Policia shtuan se sipas provave, akti duket një vrasje me paramendim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA