Rrëmbeu e vrau 13 vjeçarin, policia ekzekuton pa mëshirë burrin që vriste e hante qen!

21/07/2021 14:25

Ngjarja me e fundit që ka shokuar Francën ka në qendër të saj një burrë të porsaliruar nga një spital psikiatrik ku ishte shtruar sepse vriste e hante qen.

Këtë radhë, ai shkoi edhe me tej se kaq. Kanibali joshi me premtime një djalë 13 vjeçar, të cilën e ka çuar në një vilë në Tarascon në Marsejë, ku ndodhi dhe ngjarja horror. Burri e vrau adoleshentin e identifikuar vetëm si Romain, e kur policia e njoftuar nga fqinjët për një “erë të tmerrshme” shkoi të kontrollonte banesën, gjeti aty trupin e copëtuar e pjesërisht të ngrënë te te miturit.

E ëma e djalit akuzon tani autoritetet franceze se lanë të lirë një pacient të rrezikshëm, e kjo i kushtoi shtrenjtë familjes së saj. Burri i identifikuar si Arthur A. njihej si problematik në zonë, ku ndizte zjarre e varte qentë të cilët më pas i hante. Trupi i adoleshentit ishte aq i dëmtuar sa u arrit të identifikohej vetëm nga analizat e ADN-së.

Me të parë forcat e rendit të mbërrinin, ai ishte përpjekur të largohej nga çatia e banesës, por efektivët hapën menjëherë zjarr, duke e lënë të vdekur në vend.

Top Channel