Lëshon nga avioni kokainën 9 milionë euro, por piloti italian ngatërron vendndodhjen (fotot)

21/07/2021 10:00

Është arrestuar së fundmi në Itali një pilot që duket se tentonte të imitonte filmin “Narcos” me Tom Cruise, teksa tre muaj më parë ka lëshuar një ngarkesë kokaine nga avioni, por në vendndodhjen e gabuar në ishullin e Serdenjës.

Avioni i lehtë kishte lëshuar thesin me rreth 9 kg kokainë në një vilë në Baratili San Pietro, por jo në duart e trafikantëve që e prisnin në tokë.

Çanta me paketat e drogës kishte rënë në një shtëpi ku kishte bërë zhurmë duke thyer panelet diellore, duke bërë që të zotët të thërrisnin autoritetet.

Gabimi solli arrestimin e pilotit nga karabinierët e Oristano pas disa muajsh hetime. Francesco Rizzo, ishte piloti 28 vjeçar nga Roma me shumë orë e eksperiencë fluturimi mbi supe.

I riu ishte kapur në aeroportin Cagliari-Elmas ku merrte marrë avionin që pilotonte për një kompani hungareze. Hetimet e cështjes kishin nisur prej marsit të shkuar kur ndodhi incidenti i lëshimit të kokainës në catinë e shtëpisë së gabuar. Zhvillimi kishte vene ne alarm autoritetet per rrjetin e mundshem te furnizimit me droge ne ishullin turistik.

FOTO GALERI
4/5
Gabimi solli arrestimin e pilotit nga karabinierët e Oristano

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA