Një udhëtar është ndjekur nga policia pasi kishte realizuar një plan të djallëzuar por të rrezikshëm për t’u larguar fshehurazi nga hoteli i tij i karantinës së Covid-19.
39-vjeçari arriti të dilte nga hoteli në qytetin Perth duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin për të krijuar një litar, me të cilin zbriste nga dritarja e tij e katit të katërt.
Ai kishte ardhur në qytezën e West Coast me avion në Brisbane.
Por kur mbërriti hyrja e tij u refuzua prej rrezikut të përhapjes së infeksionit dhe u dërgua në karantinë në një hotel deri në kthimin e tij pas 48 orësh.
“Por dje para orës 1 të mëngjesit ai zbriti me kacavjerrje nga dritarja e katit të katërt, me çarçafë që kishte lidhur, dhe u largua nga zona”, njoftoi policia e Australisë Perëndimore.
Zbritja e tij akrobatike ishte kapur nga kamerat e sigurisë, ku burri shihej që zbriste nga kati më i lartë të hotelit, i varur në ajër me çarçafët e lidhur.
Policia arriti ta gjente të larguarin në anën tjetër të qytetit disa orë më vonë dhe e arrestoi.
Ai u akuzua për refuzim të rregullave dhe dhënie informacioni të rremë.
Por ai nuk ishte i vetmi në Australi që i shmanget rregullave të karantinës së koronavirusit.
Më herët një grua në Queensland, u gjobit pasi gjatë karantinës së saj, një dron lëshonte një paketë cigaresh në ballkonin e hotelit Crowne Plaza Hotel në Broadbeach.
Australia është një nga vendet me shifrat më të vogla të infektimeve dhe rasteve me Covid-19 mes vendeve të zhvilluara, kryesisht prej gjeografisë së saj ishullore dhe mbylljes së kufijve.
Vendi ka caktuar karantinë të detyruar për udhëtarët nga jashtë ose edhe një zonë e vendit në tjetrën.
Top Channel