Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur Mjaftuan 11 minuta në hapësirë që Jeff Bezos të përfshihej nga një dallgë altruizmi, prej të cilës përfituan analisti i CNN, Van Jones dhe shefi i kuzhinës, Jose Andres.
Secilit prej tyre, njeriu më i pasur i botës ka vendosur t`u falë nga 100 milionë dollarë. “Mund të bëjnë c`të duan me ato para, ti japin për bamirësi, t`i mbajnë vetë, çtë duan”, deklaroi themeluesi i Amazon që theksoi se çmimi synon të nderojë ata persona të cilët kanë treguar guxim në punën e tyre, e janë përpjekur të jenë të ofrojnë bashkim në një botë të përçarë si kjo e sotmja. “Na duhen njerëz që bashkojnë, e jo që ndajnë.
Njerëzit që argumentojnë fort e luftojnë fort për atë që besojnë, por që e bëjnë këtë gjë përherë në mënyrën më të civilizuar e pa sulme të ulëta. Fatkeqësisht, jetojmë në një botë ku ndodh shpeshherë kështu, por ne i kemi disa modele për t`u ndjekur”, deklaroi Bezos. Jones nga ana e tij tha se ëndrrat vërtet që ndonjëherë mund të bëhen realitet.
“Titujt në mbarë boten sot duhet të jenë: çdo gjë është e mundur nëse besoni”, tha figura e spikatur e CNN. Andres, që ngriti qendrën jo fitimprurëse World Central Kitchen për të ushqyer personat e prekur nga katastrofat natyrore, pohoi se çmimi në vetvete nuk e ushqen botën, por ai shënon padyshim fillimin e një kapitulli të ri për organizatën e drejtuar prej tij.
Top Channel