Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur Përmbytje katastrofike si këto që goditën Europën Perëndimore së fundi, mund të kthehen në një fenomen të përsëritur në kontinentin e vjetër paralajmërojnë shkencëtarët.
E gjithë kjo, sipas tyre, është pasojë e pashmangshme e ngrohjes globale. Modelet kompjuterike të një rezolucioni të lartë tregojnë se stuhitë e fuqishme e që lëvizin ngadalë në tokë mund të bëhen 14 herë më të zakonta deri në fund të shekullit, sipas skenarit më të keq.
Sa më e ngadaltë stuhia, aq më shumë shi lëshon ajo në një zonë të caktuar e aq më i madh rreziku i përmbytjeve masive. Kërkuesit e kishin parë prej kohësh se temperaturat e rritura si pasojë e krizës klimatike shtojnë lagështinë në atmosferë e kjo përkthehet në reshje ekstreme. Analiza e fundit megjithatë është nga ana tjetër dhe e para që shqyrton rolin e stuhive të ngadalta dhe ndikimin e tyre mbi reshjet ekstreme në Europë.
Sipas saj, përmbytjet shkatërrimtare të këtyre ditëve në Gjermani e Holandë nuk do të jenë asgjë krahasuar me atë çfarë mund të sjellë e ardhmja. “Simulimet na tregojnë se më e keqja, mund të ndodhë vërtet”, tha drejtuesi i studimit, Abdullah Kahraman nga Universiteti i Newcastle në Britani.
Top Channel