E tmerrshme/ Motrat binjake qëllohen për vdekje. Autori transmeton pamjet live në Instagram, dyshohet se kishin informacione…

21/07/2021 11:50

Një adoleshent është arrestuar sepse ka qëlluar për vdekje dy motra binjake në verilindje të Brazilit. Të gjithë aktin makabër e ka filmuar teksa ishte live në Instagram.

Dy viktimat 18-vjeçare të identifikuara si Amalia dhe Amanda Alves u gjetën të vdekura në një rrugicë  prapa një kompleksi në Pacajus të Brazilit, mëngjesin e së mërkurës, disa orë pasi u vranë.

Pamjet tregojnë momentin kur adoleshentet ulen në gjunjë pranë njëra tjetrës në një rrugë të pistë. Ato u detyruan të mbajnë duart në kokë para se autori i identifikuar si Mateus Abreu, 17 vjeç i ekzekutoi me armë pas koke.

Amanda ishte nënë e një vajze 3-vjeçare, ndërsa motra e saj ishte bërë së fundmi nënë e një djali 6-muajsh.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë një motiv për ekzekutimet, por gazeta Jornal de Brasília raportoi se motrat binjake u vranë sepse ishin në dijeni të incidenteve që përfshinin tregtarët lokalë të drogës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel