Maniaku japonez deformoi fytyrën për t’i shpëtuar akuzave të vrasjes së britanikes (fotot)

20/07/2021 16:36

Lindsay Hawker ishte vrarë tragjkisht në Tokio 2007 nga maniaku anti-social Tatsuya Ichihashi – i cili më pas ishte arratisur në një ishull dhe i shpëtoi drejtësisë me kirurgji në buzët dhe hundën e tij.

22-vjeçarja Lindsay Hawker ishte kontaktuar nga vrasësi teksa udhëtonte në tren, i cili kishte kërkuar t’i mësonte anglisht, por vajza nuk e dinte se çfarë e priste prapa fasadës së pafajshme të sadistit djallëzor.

Katër ditë pasi dyshja ranë dakord të takoheshin për të bërë mësimin, trupi i të resë britanike u gjet në një vaskë të mbushur me dhe e rërë.

Mësuesja e re britanike që po bënte një specializim në Tokio, u gjet me gojë të mbyllur me ngjitëse, pasi ishte përdhunuar në sulmin e rëndë të 24 marsit 2007.

Policia kishte identifikuar shpejt vrasësin si 28 vjeçari Tatsuya Ichihashi, dhe rrethuan shtëpinë e tij.

Megjithë kërkimit mbarëkombëtar monstra nuk ishte gjendur dhe Ichihashi u largua në ishullin Okinawa ku punoi për 14 muaj në një kompani ndërtimi.

Ai kreu kirurgji kozmetike për të ndryshuar pamjen e fytyrës, dhe për të larguar dyshimet.

Me anë të procedurës, përdhunuesi rriti lartësinë e humdës, përforcoi palosjen e kapakëve të syrit dhe ndryshoi formën e buzëve.

Gjatë kërkimeve të tyre policia ofroi 10 milionë jen japonez($80 000)  për atë që jepte informacione mbi vendndodhjen e vrasësit.

Më në fund oficerët gjetën gjurmët e tij në klinikën estetike, në kompaninë ku punonte dhe e arrestuan në nëntor 2009, në Osaka teksa përpiqej të merrte tragetin për në Okinawa.

Më 21 korrik 2011, gjykata në Chiba dënoi Ichihashi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Lindsay Hawker.

FOTO GALERI
4/7
Policia ofroi 10 milionë jen japonez($80 000) për atë që jepte informacione mbi vendndodhjen e vrasësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA