Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’: Administrata Trump po mundohet të fshehë provat Të paktën tre raketa ranë, sipas zyrtarëve afganë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.
Raketat u lëshuan teksa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Pallati Presidencial, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirwais Stanikzai. Por pavarësisht se ato ranë shumë pranë rezidencës së presidentit, të gjithë ruajtën qetësinë e falja e Namazit nuk u ndërpre për asnjë moment.
Zyrtarët njoftuan se nga ngjarja, nuk pati të plagosur. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Disa minuta më pas, Ghani e mbajti fjalimin e tij, duke thënë se talebanët nuk kanë “asnjë qëllim dhe vullnet për paqe”.
Militantët talebanë i kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare afgane, që kur forcat e huaja nisën tërheqjen zyrtare nga Afganistani, në 1 maj.
Top Channel