Greqi, tragjedi si e Caroline/ Hodhi partneren nga shkëmbi, partneri tallet me të afërmit e saj

20/07/2021 14:47

Në kohën kur kujtimi i fundit tragjik të 20 vjeçares Caroline Crouch është ende i freskët në Greqi, një tjetër krim i rëndë tronditi vendin fqinj.

Një 30 vjeçar është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 26 vjeçe në Folegandros, e tashmë, ai është në duart e policisë. Mbi të riun rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të Garyfallia Psarakou, të cilën e hodhi nga shkëmbi pas një zënke të momentit.

Mësohet se ai ka hyrë më pas në ujë por kur ka parë që e reja nuk lëvizte, është kthyer mbrapsht. Disa media raportuan se në fakt, vajza në ato momente kishte qenë pa ndjenja por gjallë, e nëse ai do ta nxirrte nga deti, ajo do të kishte shpëtuar.

Me një gjakftohtësi po aq therëse sa ajo e pilotit Babis Anagnostopulos, që e mbyti të shoqen Caroline me jastëk kur ishte në gjumë e vajtonte pastaj me prindërit e saj, edhe 30 vjeçari i përcolli ngushëllimet e tij familjarëve të vajzës që kishte vrarë. I riu u prangos një ditë pas gjetjes së trupit të saj të pajetë dhe përpara hetuesve, e pranoi vrasjen.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel