Distileria skoceze e uiskit çmontohet dhe dërgohet e gjitha në Kinë (fotot)

20/07/2021 20:16

Një distileri e tërë është çmontuar në Skoci dhe është dërguar drejt Kinës javës që shkoi.

Më shumë se 35 ton pajisje si kazanë, struktura mbajtëse, valvula dhe tubacione u çmontuan nga qyteza skoceze e Buckie dhe nisën lundrimin për në portin e Tianjin.

Pajisjet do të montohen më pas në impjantin e ndërtuar në Mongolinë e brendshme.

Dërgesa është pjesë e një marreveshjeje 3 milionë paundëshe të nënshkruar në 2019 mes kompanisë skoceze të uiskit ‘Valentine International’ nga Forfar dhe asaj kineze Mengtai Group për ndërtimin e një distilerie të uiskit skocez, i njohur ndryshe si “skotch” në Kinë.
Distileria në Ordos të Mongolisë pritet të hapet në fund të këtij viti.

Përveç dërgesës së fundit, grupi skocez ka dërguar atje të tjera pajisje dhe pesë inxhinierë për të mbikqyrur montimin e impjantit.

Drejtori i Valentine International, David Valentine tha se projekti është ideuar nga kreu i grupit Mengtai, Ao Fengting, i cili po tenton të krijojë një “uiski, fitues të çmimeve globale”.

Zoti Valentine, i specializuar në sipërmarrjet komerciale me Kinën, tha: “Skocia është në fakt shtëpia e uiskit dhe ka ekspertizën më të madhe në pajisjet e distilerive, prandaj zoti Fengting beson se mund të krijojmë një projekt fitues çmimesh botërore në Ordos.”

Kjo është në fakt sipërmarrja e parë e Mengtai në botën e uiskit. Kompania madhore nga Mongolia mbështete kryesisht në bizneset e prodhimit të qymyrit dhe gjenerimit të energjisë elektrike.

FOTO GALERI
2/6
Më shumë se 35 ton pajisje si kazanë, struktura mbajtëse, valvula dhe tubacione u çmontuan nga qyteza skoceze e Buckie

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA