Atdheu i dogji fotografinë, Blerimi i kthehet ashpër: Mbaje mend! Nuk di të djeg foto, por shpirtin po

20/07/2021 14:19

Blerimi dhe Atdheu, dy ish konkurrentët e “Për’puthen” duket se janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Asnjëherë nuk kanë pasur marrëdhënie të ngushtë sepse Blerimi vendosi t’i jepte fund njohjes me Antonelën kur ajo kërkoi rikthimin e Atdheut në program.

Duket se situata mes tyre nuk është qetësuar dhe këtë e tregon reagimi i fundit i Blerimit. Atdheu dogji fotografinë e Blerimit në një emision televiziv, gjë që nxiti reagimin e ashpër të Blerimit në rrjete sociale.

“Ai bishti i zi që edhe çehren nuk e ka të shqiptarit, e kishte djegur foton time. E di që ai vdes me më djeg mu se ka tentuar nëpërmjet produksionit dhe një prej konkurrenteve. Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tonë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Dua të them diçka, unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, thotë Blerimi shumë i revoltuar.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA