Stacioni madhështor hekurudhor ‘më i pafat në botë’ ringjallet sërish, si hotel me 5 yje (fotot)

19/07/2021 19:00

Më parë stacioni madhështor i Canfranc njihej si ‘Titaniku’ i maleve, por ra në gjendje të mjerë prej zjarreve, mosmirëmbajtjes dhe luftës.

Por megjithse kishte fituar disa pseudonime prej fatit të tij të mjerë, Canfranc po sillet përsëri në jetë, tashmë si një hotel me pesë yje, 51 vjet pas mbylljes së linjes së tij ndërkombëtare hekurudhore, në malet  Pirenej.

Canfranc është një fshat rreth 1,000 metra mbi nivelin e detit në kufirin franko-spanjoll dhe stacioni i tij është një shprehje e ambicjes së dështuar, inkompetencës ose korrupsionit te kohes.

Spanja dëshironte të tregonte me të se ishte e aftë të ndërtonte diçka të ngjashme me stacionet evropiane në formë katedralesh, tregon Alfonso Marco, autori i librit ‘El Canfranc, historia de un tren de leyenda’ (Canfranc, historia e trenit legjendar).

“Kur u ndërtua ai i përkiste shekullit të 19-të. Stacioni u përfundua në 1928, por ishte konceptuar që prej vitit 1853”.

Marco, i cili është gjenerata e tretë e punonjësve të hekurudhave në familjen e tij, ka lindur në stacionin e Canfranc ku babai i tij jetonte dhe punonte.

Në ceremoninë e hapjes së linjës hekurudhore nga mbreti King Alfonso XIII u tha se “Pirenetë nuk ekzistojnë më”, por ato male ishin në fakt e vetmja pengesë për suksesin e Canfranc.

Mite e legjenda të shumta rrethojnë stacionin, siç është dhe idea se ai ndryshoi kursin e Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk është tërësisht e vërtetë por gjithsesi vendi ka luajtur një rol. Kur nazistët pushtuan Francën, regjimi i Franco përdorte Canfranc për këmbimin e mineralit tungsten, thelbësor në prodhimin e tankeve, me floririn gjerman, duke përfshirë dhe një ngarkesë të vetme prej 86 ton.

Franco dëshironte të ruante marrëdhënie të mira me Britaninë e SHBA por nuk refuzonte mundësinë e tregtisë së leverdisshme me Gjermaninë Naziste.

“Si një pikë ndërkombëtare kalimi, Canfranc ishte nje kalim shumë më pak i dukshëm se të tjerë,” thotë Marco duke shtuar se aty vinin spiunë të të gjitha palëve.

“Por sado që të kishte një gjysmë të vërtete, historitë janë fryrë me kalimin e viteve”, thotë  ai, i cili shton se Canfranc është një metaforë e ambicjes së dështuar por dhe fatit të keq.

Stacioni madheshtor i Canfranc

Dy vjet pas hapjes në 1929 stacioni u godit nga një zjarr që e dëmtoi rëndë. Më pas në 1936, në Spanjë filloi lufta civile. Në mbarim të saj, Spanja e Franco-s ishte një vend i izoluar dhe udhëtimet hekurudhore nisën vetëm në vitet 1950.

Në vitin 1970, një aksident dëmtoi urën pranë stacionit, që do të sillte gradualisht braktisjen e ndërteses dhe platformës 200 metra të gjatë, me 365 dritare.  Marco e përshkruan atë “një mauzoleum të pavullnetshëm, me vlera të pamasa trashëgimie dhe sentimentale”.

Tashmë në stacion po ndërtohet një hotel me 104-dhoma nga arkitektët Joaquín Magrazó e Fernando Used, në baskëpunim me qeverinë lokale të Aragón dhe kompaninë e hoteleve Barceló. Buxheti i konvertimit është €27 milionë, ku qeveria e Aragón kontribuon me €12 milionë në riparimin e binarëve dhe zhvillimin e zonës përreth.

Fasada e tij do të ruhet por një tjetër stacion do të ndërtohet prapa atij ekzistues, ku do të përfshihet mauzoleumi i stacionit, dyqane dhe një qendër për pelegrinët, pasi Canfranc është në rrugën drejt katedrales së madhe të Santiago de Compostela ne Galici./TheGuardian/

FOTO GALERI
2/9
Ndërtesa dhe platforma jane 200 metra të gjata, me 365 dritare

Top Channel